Një humbje jete, nëntë të plagosur, dhjetëra banesa të shkatërruara Qindra zjarrfikës janë angazhuar prej të mërkurës në përpjekje për të ndalur përhapjen e një zjarri të fuqishëm në jug të Francës, i cili ka djegur një sipërfaqe të madhe toke, ka marrë jetën e një personi dhe ka lënë të plagosur nëntë të tjerë.