Një zjarr përfshiu një banesë në lagjen “1 maj” të Fierit pasditen e sotme. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse që bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Si pasojë e zjarrit, janë shkrumbuar pothuajse të gjitha orenditë e banesës së vjetër. Dyshohet se shkak për flakët, është bërë një shkëndijë elektrike.