Top Channel/ Zjarr në kodrat e fshatit Sherisht të Vlorës, era e fortë vështirëson situatën
16/03/2026 13:07
Në mesditën e sotme, një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Sherisht të Bashkisë së Vlorës.
Flakët, të ndihmuara edhe nga era, janë përhapur me shpejtësi duke hyrë në parcelat e banorëve të zonës dhe duke djegur disa rrënjë ulliri.