Top Channel/ Zjarr në kodrat e fshatit Leshnicë në Pogradec, era favorizon flakët
10/03/2026 15:44
Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët në kodrat e fshatit Leshnicë, në njësinë administrative Çërravë të bashkisë Pogradec.
Zjarri është konstatuar gjatë ditës së sotme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përhapjen e flakëve.