Kodrat e Peshtanit të Madh në Fier janë përfshirë nga flakët këtë të mërkurë. Zjarri ka rënë në një sipërfaqe toke me ullishta e pisha dhjetëra vjeçare, ndërkohë që aty pranë janë varrezat e vjetra të fshatit. Flakët rrezikojnë edhe antenat televizive dhe celulare që ndodhen në kodrën e Likovunit në Peshtan të Madh.