Në fshatin Radat të Gjirokastrës pati shpërthime gjatë pasdites së kësaj të enjteje dhe pasi një zjarr që sipas Ministrisë së Mbrojtjes u vu nën kontroll. Sipas informacioneve nga emergjencat civile të Bashkisë Dropull i Poshtëm në vendngjarje mbërriti Zjarrfikësja e Bashkisë Gjirokastër dhe strukturat e ushtrisë. Përsa i përket shpërthimeve ende nuk janë konfirmuar nëse mund të kenë qenë granata të Luftës së Dytë Botërore apo bombola gazi në një grumbull mbeturinash.