Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Kënetës në Shëngjin. Disa hektarë tokë janë djegur dhe flakët po përhapen të favorizuar nga era dhe kashtat që janë në këtë zonë. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje, por e ka të pamundur ndërhyrjen pasi e gjithë zona është e rrethuar nga uji.