Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në autostradën Fier-Vlorë, në hyrje të rrugës për në fshatin Nartë. Nga pamjet duket se ndodhej shumë pranë depozitave të karburantit, të cilat rrezikoheshin ndjeshëm në rast se flakët do të përhapeshin. Por ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve ka shpëtuar situatën.