Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte në fshatin Kaninë të Vlorës, ku janë shkrumbuar me qindra rrënjë ullinj. Flakët masive rrezikojnë edhe banesat që ndodhen në afërsi të zonës, pasi edhe era i ndihmon në përhapjen e shpejtë të tyre.