Top Channel/“Zien” politika në Bullgari, ministri i financave duhet të krijojë qeverinë e re brenda 7 ditësh
01/07/2022 22:57

Politika në Bullgari po zien, ministri i financave Asen Vasilev tani ka vetëm 7 ditë kohë për ti dhënë fund krizës politike që ka kapluar vendin dhe ti japë dritë jeshile një qeverie të re. Presidenti bullgar Rumen Radev i dorëzoi të premten Vasilev mandatin për formimin e qeverisë së re. Zhvillimet erdhën pasi Kryeministri në largim Kirill Petkov, dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave pas një votimi të mocionit të mosbesimit, ai ka thënë më herët se partia e tij e qendrës “Të vazhdojmë Ndryshimet” (PP) do ta propozojë Vasilevin për kryeministër të ardhshëm të vendit. Tani Vasilev duhet t’i propozojë presidentit Radev një kabinet për miratim dhe më pas të përballet me votimin e besimit në parlament. Vasilev tha se të gjithë janë të vetëdijshëm për krizën, me të cilën përballet Bullgaria, duke shtuar se do të jetë e rëndësishme që qeveria “të punojë në interes të qytetarëve, jo në interes të status quo-së”. Vasilev fitoi mandatin pasi Partia e majtë Socialiste Bullgare (BSP), një partnere në koalicionin e Petkovit, hodhi poshtë mundësinë për ta mbështetur atë. Rrëzimi i qeverisë së Petkov e ka paraqitur partia opozitare e qendrës së djathtë GERB, duke e akuzuar qeverinë për menaxhim të dobët të financave publike dhe politikës ekonomike, si dhe për pamundësinë për të frenuar inflacionin në rritje.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05