Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky në ditën e dytë të samitit të NATO-s zhvilloi një sërë takimesh me të gjithë liderët e fuqive të mëdha. Ai u takua dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ku shprehu haptazi zhgënjimin për mos-anëtarësimin e Ukrainës në Aleancë. Por nga ana tjetër, Zelensky mirëpriti paketën afatgjatë të sigurisë që pritet t’I ofrojnë vendet e G7-Ukrainës .