Bujqësia nuk përfshin vetëm shifrat e eksporteve të fruta perimeve. Për këtë, Ministria e Bujqësisë në vitin 2023 duhet të përballet me sfidat e radhës, ku sektori më problematik vazhdon të jetë blegtoria, pasi numri i krerëve është gjithnjë në rënie. Në konferencën e sotme për mediat, Krifca u pyet nga gazetarët për mënyrën si do të zgjidhen problemet dhe si do të ndihmohen fermerët dhe blegtorët, që vazhdimisht kanë raportuar për mungesë tregu dhe mungesë mbështetjeje.