Zgjerohet gjatë natës vatra e zjarrit në Malin e Thatë i cili ka prekur edhe Parkun Kombëtar të Galiçicës. Sipas të dhënave një grup pune prej 10 vetash ka shkuar që në orët e para të mëngjesit drejt vatrës, ndërsa janë nisur edhe punonjës të zjarrfikëses, emergjencave civile, ndërmarrjes së punëve publike, nga zonat e mbrojtura dhe vullnetarë, banorë të zonës.