Në Serbi qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit prej orës 07:00 të kësaj të diele për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në parlament. Mbi 6.4 milionë shtetas me të drejtë vote do të mund të zgjedhin mes 2.418 kandidatëve për 250 ulëse në kuvend. Këto janë zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme që u iniciuan pas dorëheqjes së Aleksandar Vuçiq nga posti i presidentit.