Ashtu siç ishte njoftuar, ka mbërritur në Presidencë, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ai është ftuar nga Presidenti Ilir Meta, në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale. Më herët, Meta bëri të ditur nisjen e procedurave duke i dërguar një letër KQZ-së, ku i kërkoi informacion zyrtar për vakancat në pushtetin vendor.