Me zgjedhjet pas porte, ndërkomëbtarët janë vënë në lëvizje duke shtuar presionin ndaj partive politike për listat e kandidatëve dhe financimin e fushatës. Një ditë pasi përcolli mesazhin e shefave te saj në Uashington që personat e shpallur non grata të mos përfshihen në zgjedhjet e 14 majit, ambasadorja Yuri Kim bashkë me diplomaten e BE Christine Hohman trokitën në zyrën e Ilirjan Celibashit pak minuta para se ai të miratonte listat e kandidatëve për Kryebashkiak.