Qytetarët e Serbisë votojnë të dielën e 3 prillit për zgjedhjet presidenciale, e po ashtu edhe për ato parlamentare, në të cilat, Presidenti aktual aleksandër vucic dhe po ashtu Partia Përparimtare Serbe pritet të dominojnë. Përvec Vuçic, janë 7 kandidatë të tjerë në garë për të qenë presidenti i ardhshëm i Serbisë, katër prej të cilëve vijnë nga pjesa nacionaliste e spektrit politik. Por Sfiduesi kryesor i Vuçic në këto zgjedhje është ish-shefi i ushtrisë Zdravko Ponosh – një gjeneral në pension, kandidat i kampit opozitar pro Bashkimit Evropian.