Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falenderuar ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias për ndihmën e Greqisë në lidhje me korridoret humanitare në Ukrainë. “I jam mirënjohës ministrit të jashtëm grek, i cili ishte i pari midis zyrtarëve të lartë evropianë që vendosi të mbështesë punën e autokolonave tona humanitare në Mariupol për të evakuuar njerëzit tanë nga qyteti dhe për të ofruar ndihma humanitare e cila është jetike për të gjithë”, u shpreh Zelensky.