Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi rajonin e vijës së parë të luftës në Donetsk pjesë e lindjes së vendit, i cili është pjesërisht i pushtuar nga forcat ruse. Lideri i Ukrainës teksa motivoi ushtarët e vendit të tij, i shpërndau atyre çmime dhe medalje, në nder të rezistencës së bërë që prej nisjes së luftës. Pamjet: AFP