Top Channel/ Zelensky takohet me liderët në samitin e NATO-s, falenderime për mbështetjen
12/07/2023 22:40

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky teksa mori pjesë në samitin e rëndësishëm të NATO-s, zhvilloi takime me liderët e shumë vendeve që e kanë mbështetur në luftën e gjatë në territoret e tyre. Pavarësisht se vendi i tij nuk mori dritën jeshile për anëtarësimin në aleancën veriatlantike, Zelensky la mënjanë zhgënjimet e mëparshme me NATO-n për të falënderuar Shtetet e Bashkuara për ndihmën e saj. Gjatë takimit me presidentin Joe Biden, ky i fundit përgëzoi guximin e Ukrainës në përballimin e luftës, një nga temat më të diskutuara në samitin e Vilniusit. Ndër të tjera presidenti amerikan theksoi angazhimet e shpallura nga grupi G7, për t'i ofruar Ukrainës mbështetje të zgjeruar ushtarake dhe ekonomike, ndër të tjera shtoi se ndihma e tyre nuk do të lëkundet në asnjë moment. Zelensky u takua edhe me homologun e tij francez Emanuel Macron, pasi në fazën e parë të takimit të NATO-s deklaroi se do t’i dërgonte raketa me rreze të gjatë Ukrainës. Nuk mungoi as takimi dypalësh me kryeministrin e Mbretërinë e Bashkuar Rishi Sunak dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në kuadër të ditës së dytë të samitit të NATO-s. Me kryeministrin kanadez Justin Trudeau në takimin kokë më kokë e vuri theksin tek ndihma ushtarake shumë e nevojshme për vendin. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pas takimit në Vilnius deklaroi se do të bëjë të pamundurën që të arrihet rinovimi i marrëveshjes së grurit nga mes Rusisë dhe Ukrainës, e cila do të mundësojë transportin përmes Detit të Zi. Pamjet: AFP

Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
Top News – Marina franceze në shpëtim…! Macron premton të mbrojë Ngushticën e Hormuzit
10/03 12:05
Top News – ‘Vdekje, zjarr dhe tërbim…’ / Sulme masive mbi Iran, shpërthime të pazakonta
10/03 11:58
Top News – ‘Po i thyejmë kockat Iranit…!’ Netanyahu: Nuk kemi mbaruar ende, ofensiva vazhdon
10/03 11:58
Top News – Turqia ‘ndez’ sistemet Patriot: Raketat e Iranit s’kanë shans, forcohet mbrojtja ajrore
10/03 11:48
Top News – Irani: Asnjë pikë naftë përmes Hormuzit / Trump kërcënon: Do ju godasim 20 herë më fort
10/03 11:48
Top News – Tarifat e Trump ‘ushqejnë’ Kinën. Rriti eksportet me mbi 20 për qind në dy muaj
10/03 09:41
Top Channel/ Trump, bisedë me Putin: Lufta mbaroi, dua të marr Hormuzin
09/03 22:48
Top Channel/ Zbardhet biseda telefonike Trump-Putin: Konflikti në Lindjen e Mesme duhet të…
09/03 22:27
Top Channel/ Izraeli sulmon bankat në Liban, 4 të vrarë dhe 3 të plagosur
09/03 20:09
Top Channel/ “Rajoni, tani në BE”! E zbulon Von der leyen: Duhet të bëhet pjesë e jona
09/03 19:59
Top Channel/ Presioni i G7, bie çmimi i naftës! Zbret nën 100 dollarë për fuçi
09/03 19:56
Top Channel/ Macron në Qipro: Hapim Hormuzin! Do shoqërojmë cisternat e naftës
09/03 19:53
Top Channel/ Rrëzohet një raketë izraelite në Liban, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë
09/03 18:14
Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin! Po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 15:38
Top News – Panik në Gjermani: Po na sulmon Irani!…por ishte një meteor, dëmtoi një shtëpi
09/03 15:19
DIGITALB DIGITALB