Volodymyr Zelensky e fshikulloi planin 15 pikësh të Rusisë, dhe insistoi se prioriteti i vendit të tij është “rikthimi i integritetit territorial të vendit të vet”. Kremlini hartoi një draft marrëveshje ku liston kërkesat e tij për ti dhënë fund pushtimit, ndër të cilat, ashtu sic paralajmëonte me herët, përfshihej dhe njohja e Krimesë së aneksuar nga Moska dhe pavarësia e Donbasit. Por Zelensky duket nuk pajtohet me te gjithe propozimet pavarësisht faktit që forcat ruse vazhdojnë bombardimin e qyteteve ukrainase, duke mbjellë kudo kaos e shkatërrim.