Asnjë neozelandez i lindur pas vitit 2008 nuk do të mund të blejë cigare sipas ligjit të ri të propozuar në vend. Qeveria e Zelandës së Re ka arritur të krijojë një plan unik, sic e përshkruan ajo, për t’i dhënë fund duhanpirjes me premtimin e një ndalese të përjetshme për personat 14 vjeç apo më të rinj. “Ne duam të sigurohemi që të rinjtë të mos e nisin kurrë duhanin”, tha ministrja vendase e shëndetësisë, Dr Ayesha Verall.