Presidenti amerikan, DonaldTrump tha se pati një telefonatë “shumë të mirë” me kryeministrin e Izraelit, BenjaminNetanyahun. Sipas informimit të dhënë nga vetë presidenti amerikan, të dy udhëheqësit diskutuan një sërë çështjesh, duke përfshirë negociatat bërthamore që po zhvillohen me Iranin. Trump zbuloi se SHBA-të kanë një takim me Iranin të enjten, pa specifikuar nëse ky është një raund tjetër negociatash bërthamore.