Në Parlamentin Europian u diskutua raporti rreth marrëdhënieve mes BE-së dhe SHBA-së. Ndonëse ka pasur shumë thirrje që blloku të ndërtojë kapacitetet e veta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në mënyrë që të jetë më pak i varur nga Shtetet e Bashkuara, sërish, në shumë fusha bashkëpunimi mbetet i domosdoshëm, e këtu përfshihet dhe nevoja për angazhim të përbashkët në rajonin e Ballkanit Perendimor.