Top Channel/ Zbulohet varr masiv në Kenia. Nxirren 73 trupa të pajetë, I shërbenin një kulti fetar
24/04/2023 23:04

Një varr masiv u zbulua në qytetin bregdetar të Maindit në Kenia. Të paktën 73 trupa të pajetë u nxorrën nga autoritetet ndërsa vijojnë kërkimet pasi ka dyshime që numri kufomave mund të jetë më I madh. Viktimat, sipas autoriteteve, I përkasin një kulti ekstrem fetar që praktikonte urinë. Ata ishin groposur në një pyll në afërsi të bregdetit, ndërsa ngjarja shkjaktoi një tronditje të madhe në të gjithë vendin. Vetë Presidenti Ëilliam Ruto u zotua se do të godasë të gjitha ato lëvizjet fetare "të papranueshme" që predikojnë në zona të ndryshme të Kenias. Deri më tani autopritetet kanë vendosur nën hetim Kishën Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë dhe udhëheqësin e saj, të quajtur në Paul Mackenzie Nthenge, pasi ky I fundit I predikon thirrjen se vdekja nga uria do t’I dorëzojë të gjithë besimtarët tek perëndia. Deri më tani janë shpëtuar nga ana e autoriteteve një numër I madh njerëzish që kanë ndjekur këtë sekt fetar, ndërsa janë zbuluar dhjetra trupa në varre masive. Që atëherë, një numër njerëzish janë shpëtuar dhe dhjetëra trupa janë zbuluar në varre masive të gërmuara në gropa të cekëta. "Është një gjendje shumë e trishtueshme se si këta njerëz vdiqën dhe u varrosën në varre të cekëta sepse sot gjetëm gjashtë trupa në një varr," tha një oficer policie i përfshirë në hetim për AFP në kushte anonimiteti. Një tjetër zyrtar i lartë i policisë konfirmoi gjithashtu numrin e të vdekurve, duke thënë: "Disa nga trupat ishin vetëm në pyll dhe as nuk ishin varrosur". Ndërkohë po vijojnë kërkimet në të gjithë zonën pasi dyshohet se mund të ketë të tjerë trupa të pajetë. Pamjet: AFP

Top News – Kalimtari hero çarmatos sulmuesin / Videoja e jashtëzakonshme nga sulmi në Australi
14/12 15:43
Top News – Zelenski heq dorë nga NATO / ‘Kompromis’ nga Ukraina për marrëveshjen e paqes
14/12 15:18
Top News – Aleancë nacionaliste SHBA-Gjermani / Ekstremisti i djathtë, thirrje në galanë e MAGA-s
14/12 14:52
Top News – ‘Shefi i NATO-s është çmendur’ / Flet për luftë me Rusinë, Kremlini: I papërgjegjshëm
14/12 14:35
Top Channel/Ukraina heq dorë nga NATO/ Zelensky: Po bëjmë një kompromis për ti dhënë fund Luftës
14/12 14:34
Top News – Militantët serbë që luftojnë për Putinin…dhe përgatiten për luftë të re në Ballkan
14/12 13:07
Top News – 20 minuta tmerr, mbi 50 të shtëna / Masakër në plazhin australian, konfirmohen 10 viktima
14/12 12:33
Top Channel/ Australi, masakër në festë/10 të vrarë dhe 12 të plagosur në një festë hebraike
14/12 11:57
Top News – Frikë në tregjet e Krishtlindjeve / Gjermani, arrestohen pesë persona, planifikuan sulm
14/12 11:43
Top News – Vriten ushtarët amerikanë në Siri / Sulm i Shtetit Islamik, Trump premton hakmarrje
14/12 11:42
Top News – ‘Dështon motori’, panik në aeroport / Avioni kthehet në pistë, evitohet tragjedia në SHBA
14/12 11:39
Top News – Dominimi amerikan ka mbaruar në Evropë! Merz: SHBA ndjek me agresivitet interesat e saj
14/12 11:38
Top News – Terror në universitet, të shtëna masive / Dy të vrarë e nëntë të plagosur, i dyshuari…
14/12 11:20
Top Channel/Gjermani, parandalohet sulm terrorist/Arrestohen 5 persona, do kryenin atentat me makinë
14/12 11:09
Top News – Kur Zelenski i lutej Putinit ‘në gjunjë’ / Udhëheqësi i kohës së luftës që sfidon shanset
14/12 10:57
Top Channel/ SHBA, terror në Universitetin “Brown” / Dy të vdekur dhe 9 të plagosur nga të shtënat
14/12 10:55
Top News- Vriten dy ushtarë amerikanë, tërbohet Trump: Do t’u gjejmë e do u vrasim pa mëshirë
13/12 23:15
Top Channel/ ISIS sulmon trupat amerikane. Vriten 2 ushtarë dhe një përkthyes. Trump: Do hakmerremi
13/12 22:40
Top Channel/ Vritet komandanti i lartë i Hamas, Raed Saed. Izraeli pranon sulmin
13/12 22:09
Top News- Vdes “i keqi” i Hollivudit, gjendet i pajetë në banesë…artistët në zi
13/12 22:02
BILETA Portokalli - Bileta