Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim pritësin e kokainës që u kap në Portin e Durrësit, 37-vjeçarin Fatbardh Cunin. Ai do të priste drogën në Angli, për të vijuar më pas me shpërndarjen dhe shitjen e saj atje. Ndërkohë, po bashkëpunohet ngushtësisht me autoritetet ligjzbatuese dhe homologët e Britanisë së Madhe, për të bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.