Në Shkodër është zbuluar një ‘fole prostitucioni’ dhe për pasojë është arrestuar një 23-vjeçare braziliane. Në pranga ra dhe një 28-vjeçar për prostitucion dhe organizim të lojërave të fatit. Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e sigurura në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rent house”.