Një operacion i madh policor çoi policinë britanike në një zbulim tronditës. Operacioni u zhvillua në një zonë pyjore të Cornwall, në Anglinë Jugperëndimore, ku u gjetën disa trupa të pajetë. Përveç policisë së Devonit dhe Cornwall, në vendngjarje mbërritën edhe forcat speciale me ekipet mjeko-ligjore nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar. Hetimet janë fokusuar në pyllin Paramoor.