Top Channel/ Zbardhen shkaqet e tragjedisë/ Aksidenti a me 64 viktima prej mungesës së personelit
30/01/2025 23:21

Një aksident i rëndë ajror tronditi Washingtonin, kryeqytetin amerikan, mbrëmjen e së mërkurës. Një avion u përplas me një helikopter ushtarak “Blackhawk” ndërsa fluturonte mbi lumin Potomac. Autoritetet thanë se nuk ka asnjë të mbijetuar mes 61 personave që gjendeshin në avion dhe 3 ushtarakëve në helikopter. Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit, ndërsa hipotezat fillestare flasin për gabim njerëzor, sepse FBI e ka hedhur poshtë hipotezën terroriste. Sipas të dhënave paraprake avioni ishte rreth 400 metra lartësi, dhe udhëtonte me 140 milje në orë. Regjistrimet audio nga kulla e kontrollit tregojnë se pilotët e tij kishin pranuar një ndryshim të pistës, duke zgjedhur pistën më të shkurtër 33, por avioni e ka ndryshuar kursin menjëherë pasi ka konfirmuar ndryshimin, pa lënë kohë mjaftueshëm për të njoftuar fluturimet e tjera, një detaj ky që sipas ekspertëve mund të ketë ndikuar në tragjedi. Më pak se 30 sekonda para përplasjes, një kontrollor i trafikut ajror e pyeti helikopterin nëse kishte parë aeroplanin në hyrje, por nuk kishte marrë përgjigje. Më pas ai pyeti sërish dhe teksa po priste konfirmim, avioni dhe helikopteri u përplasën. Sipas “The Times”, në aksident ka ndikuar fakti që stafi i kontrollorëve ka qenë i paplotë, pasi puna është kryer vetëm nga një person. “Nëse do të kishin qenë 2 persona, aq sa përcakton protokolli, helikopteri do ishte njoftuar në kohë për të mos u ngritur”, thuhet në raport. Helikopteri “BlackHawk” që u përplas ishte në një fluturim stërvitor në momentin e aksidentit. Deri tani janë gjetur vetëm 30 trupa. Një fatkeqësi e ngjashme në të njëjtin vend ka ndodhur më 13 janar 1982 kur një avion u rrëzua në të njëjtin lumin, Potomac, duke vrarë 78 njerëz. Në atë rast, moti i keq ishte shkaku kryesor i fatkeqësisë. Sa i përket tragjedisë së të mërkurës, patinatori amerikan Jon Maravilla (Xhon Maravija) i shpëtoi rrëzimit të avionit në Uashington falë qenit të tij. Stafi i avionit nuk e lejoi që të hipte bashkë me qenin dhe ai refuzoi udhëtimin, duke i shpëtuar mrekullisht vdekjes. "Ishte fluturimi i kthimit dhe nuk e kuptova se pse befas nuk mund ta merrja qenin tim me vete. U nevrikosa dhe e braktisa terminalin", ka deklaruar Maravija për mediat vendëse.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07