Zoran Zaev duhet të kishte dorëzuar dorëheqjen në Kuvendin e Maqedonisë një ditë më parë, por në vend të kësaj, vendosi që ta shtyjë dhe për pak largimin e tij nga posti i kryeministrit. Zaevi e deklaroi dorëheqjen në 31 tetor për shkak të humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet lokale. Por organet më të larta të LSDM-së vendosën mbrëmjen e se hënës që dorëheqja e Zaevit të shtyhet, për shkak të “gjendjes në të cilën ndodhet vendi”.