Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev zhvilloi disa takime nga ana e tij në kuadër të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që mbahet në Brdo-Kranjë të Sllovenisë. Zaev bisedoi me kryetarin e Këshillit të Europës Charles Michel, kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, me eurokomisionerinn Oliver Varheleyi, kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansha, si dhe presidentin e Bullgarisë Rumen Radev. Në të gjithë takimet, ai i mëshoi rëndësisë që ka zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.