Top Channel/ “Yjet Shqiptarë të Diasporës” në 21 shtator nisin xhirimet në Romë
21/08/2024 19:06

“Yjet Shqiptarë të Diasporës” talent show që ka si qëllim zbulimin dhe përzgjedhjen në të gjithë kontinentin Europës, si edhe në trojet shqipfolëse të talenteve të rinj shqiptarë ose me origjinë shqiptare, në 21 shtator nis rrugëtimin në Itali, në qytetin e Romës, ku edhe do të xhirohet faza e parë me konkurentët që kanë aplikuar për këtë talent show edhe që jetojnë në Itali. Për të gjithë të interesuarit që jetojnë në Itali, por edhe në shtete të tjera dhe që duan të jenë pjesë e këtij projekti aplikimet janë ende të hapura dhe mund regjistroheni online në website e Top Channel . (Kliko më poshtë ) https://aplikime.top-channel.tv/yjet/_gl=1*9oj6h5*_ga*MzUyOTQwODEyLjE2MDYyOTkyMzg.*_ga_ZSFJQH1PRP*MTcyNDE0ODczMS4zMi4xLjE3MjQxNDkxODcuNjAuMC4w Pas Italisë, projekti do të vazhdojë xhirimet në Zvicër, Greqi, Gjermani, Malin e Zi, Maqedoni si edhe në disa shtete të tjera. Ilir Shaqiri, balerin, koreograf i mirënjohur shqiptar, fituesi i edicioni të parë të Big Brother Albania Vip do të jetë drejtuesi i projektit “Yjet Shqiptar të Diasporës”. Në fazën e parë ky projekt do të prezantojë cdo talent, të cilët do të intepretojnë materialin e tyre konkurues. Gjysmëfinalet dhe finalja do të realizohen në Tiranë në studiot e Top Channel. Për herë të parë në ekranet shqiptare një talent show do të xhirohet jashtë Shqipërisë, duke i dhënë mundësi çdo talenti me origjinë shqiptare në muzikë, balet, interpretim, aktrim apo zhanera të tjera artistike të promovohet edhe të jetë pjesë ekranit të Top Channel. Ky talent show, përveçse do të dhurojë emocione publikut për javë të tëra, ka qëllim kryesor zbulimin e talenteve, si edhe do të promovojë vlerat e Shqipërisë në mbarë botën. Ky projekt realizohet nga Top Channel dhe Fondacioni Dritan Hoxha.

Top Channel/ “Zogu themeloi shtetin modern”! Ribotohet studimi pas 3 dekadash, thirrja e historianit
26/03 20:18
Top Channel/ Librat e ndaluar! Ekspozohen veprat e papërshtatshme gjatë komunizmit
25/03 15:26
Top Channel/ Përkujtohet në 95-vjetorin e lindjes Ramiz Kovaçi, Zhani Ciko: Themelues i Teatrit dhe Operas
23/03 19:55
Top Channel/Kaini dhe Abeli ngjiten në skenë, ngjarja biblike, por edhe aktuale në fokus të shfaqjes
21/03 12:48
Top Channel/Arti hap Vilën 31! Instalacione dhe kujtesë historike, hapet vila e famshme e komunizmit
20/03 15:31
Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16
Top Channel/ Muzeu Arkeologjik i mbyllur, godina në rikonstruksion prej vitesh
17/03 12:26
Top Channel/ Pianisti Kostandin Tashko debuton me orkestrën e Operës në koncert simfonik
16/03 15:29
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ Drama e gjyqtarit të nazistëve në TK, aktori Zifla rrëfen rolin e gjykatësit amerikan
13/03 15:41
Top Channel/ Namik Dokle nderohet në 80-vjetor, del libri i tij “Atje ku dielli lind dy herë-Saga e Gorës”
11/03 20:04
Top Channel/ Rihapja e liceut francez në Korçë, 5 vitet e para një pjesë të kostove i paguan Franca
10/03 20:03
Top Channel/Monika Kryemadhi prezanton “Me fat”, premierë më 12 mars, ditën kur e thërret SPAK
10/03 15:54
Top Channel/ Nderohen nipërit e Aleksandër Moisiut! “Doctor Honoris Causa” për pëllezërit Berggruen
09/03 20:07
Top Channel/ Vallet myzeqare trashëgimi e kombit, hapet rruga e aplikimit në UNESCO
08/03 12:33
Top Channel/ “Dilema e Ismailit, filmi kushtuar “Besës” që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri
06/03 15:37
Top Channel/ “Nikolla i zemrës së Tiranës”! Dokumentari kushtuar kompozitorit Nikolla Zoraqi
05/03 15:36
Top Channel/ “Duhet një bibliotekë e re”! Vepra të reja, por infrastruktura mbetet problem
03/03 20:00
Top Channel/ “Le të fillojë gjuetia”, ekspozita e fotografit Albes Fusha që tregon bektashinjtë
03/03 15:28
Top Channel/ “Paraja rrëfen”! Ekspozita e Bankës së Shqipërisë hapet në Shkodër
03/03 15:26