Një 58-vjeçari i është vënë tritol në biznesin e tij në Durrës rreth orës tre të mëngjesit dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shkak dyshohet një konflikt i mëparshëm mes biznesmenit Sh.A dhe D.K. 31-vjeçari ka bashkëpunuar me persona të tjerë për vendosjen e tritolit në fasadën e dyqanit.