Kompania izraelite “Terror Alarm”, pretendon përmes një postimi në Twitter se grupi famëkeq paraushtarak rus Wagner është nisur drejt Kosovës, pas trazirave të këtyre ditëve në veriun e saj. Mediat në Kosove thonë se kompania që nxorri njoftimin është e njohur për paralajmërimin e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e një pjesë të tyre në kulmin e goditjeve të ISIS në Europë gjatë viteve 2014-2017.