Pas lajmit se Millan Radoiçic, Zvonko Veselinovic dhe 11 persona të tjerë - të gjithë serbë nga Kosova, janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, reagoi presidenti serb, Aleksandar Vucic. Vucic u shpreh se organet përkatëse serbe do të hetojnë gjithçka, në rast se ekzistojnë “akuza serioze kundër tyre”.