Historiani dhe analisti politik serb Dragomir Anđelković mendon se ndryshimet ligjore në Serbi po i shërbejnë Aleksandar Vuçicit si mekanizëm negocjimi në raport me Bashkimin Europian, qytetarët dhe opozitën. Sipas tij, zgjedhjet nuk do të mbahen këtë vit, por vitin e ardhshëm, ndërsa thotë se kreu i shtetit serb ka ndërmend të “propozojë” një qeveri kalimtare.