Top Channel/ Vucic “dorëzohet” para protestuesve? Shpall datën e zgjedhjeve të parakohshme!
21/08/2026 11:08

Aleksandar Vuçic njoftoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen në muajin tetor. Kreu i shtetit serb sqaroi se votimet mund të zhvillohen më 18 ose 25 tetor, më shumë se një vit para përfundimit të mandatit të rregullt. Njoftimin ai e bëri gjatë gjatë një interviste për televizionin publik serb RTS. Në fund të qershorit, gjatë një aktiviteti të partisë së tij në Beograd, Vuçic qe shprehur se synon të largohet nga posti i presidentit në të ardhmen e afërt. Ndërkohë, në Serbi kanë qarkulluar spekulime se ai mund të rikthehet në postin e kryeministrit, të cilin e ka mbajtur nga viti 2014 deri në vitin 2017, përpara se të zgjidhej president. Nëse zgjedhjet mbahen në tetor, ato do të zhvillohen dukshëm më herët se afati i rregullt parlamentar. Zgjedhjet e parakohshme janë një nga kërkesat kryesore të protestuesve, të cilët prej më shumë se një viti e gjysmë po zhvillojnë protesta në Serbi kundër qeverisë dhe korrupsionit. Njoftimi për zgjedhjet e parakohshme vjen pikerisht pas më shumë se një viti protestash, të udhëhequra kryesisht nga studentët dhe të nxitura nga tragjedia e nëntorit 2024, kur shembja e tendës së një stacioni hekurudhor në Novi Sad shkaktoi vdekjen e 16 personave. Protestuesit kanë kërkuar që përgjegjësit për tragjedinë të përballen me drejtësinë, si dhe kanë bërë thirrje për luftë kundër korrupsionit dhe ndryshime politike. Ndërkohë, opozita dhe kritikët e qeverisë e kanë akuzuar presidentin Vuçic dhe aleatët e tij për korrupsion, presion ndaj kundërshtarëve politikë dhe kufizim të lirisë së medias, akuza te cilat ai dhe mbeshtetesit e tij kane vijuar t`i hedhin poshtë.

Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01