Mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën “Xhemollari” në zonën e Shkozës në kryeqytet u vra një tjetër grua. 37-vjeçarja Migena Sinani, nënë 2 dy fëmijëve të mitur, u vra në dhomën e saj të gjumit teksa po flinte me vajzën e saj 2 vjeç. Autori i vrasjes dyshohet i kunati Roland Sinani me të cilin ajo kishte ndarë banesën për shumë vite. Pasi vrau gruan ai u vetëvra në oborrin e shtëpisë.