Lorik Abazi, një i ri shqiptar nga Kosova, shkoi në Londër për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, por jeta i rezervoi një fat të dhimbshëm. 22-vjeçari humbi jetën pas një sulmi me thikë, duke lënë një boshllëk të madh në familjen e tij. Loriku u gjet i plagosur rëndë në rrugën Hesterman Way të dielën. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta shpëtuar, i riu nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital, njofton BBC. Në një postim në rrjetet sociale, familja e Lorikut, duke e përshkruar të riun si një person të kujdesshëm, të zgjuar dhe me një sens të veçantë humori.