Shqiptari Françesk Shkambi mbeti i vrarë të dielën në Michigan të Amerikës, në restorantin ku punonte si menaxher. 44-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri jashtë restorantit, ndërsa një i dyshuar ndodhet në paraburgim për ngjarjen. Menjëherë pas të shtënave u lajmërua ambulanca, shqiptari u transportua në spital, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.