Trupat franceze vranë liderin e Shtetit Islamik në Afrikë, mbi kokën e të cilit ishte vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për ekzekutimin e katër marinsave amerikanë. Terroristi ishte në arrati prej katër vitesh pas sulmit në Niger, ku humbën jetën edhe disa punonjës humanitarë francezë. Shefi i Elizesë, Emmanuel Macron e njoftoi personalisht “neutralizimin “ e Adnan Abu Ëalid al-Sahraëi "nga forcat franceze".