Ministri i Brendshëm në një konferencë për mediat foli për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur ditët e fundit në vend si rasti i familjes Gushi që humbi jetën në një aksident dhe rastin e Velipojës me 4 viktima. Çuçi tha se policia nuk mund të ndjekë nga pas cdo makinë, por ndërkohë sipas tij janë disa gjykatës dhe prokurorë tha ai që po pengojnë punën e policisë me masat e lehta që japin. Çuçi: Ditët e fundit jemi tronditur të gjithë nga dy ngjarje të njëpasnjëshme: Një aksident tragjik rrugor, me pasojë katër jetë njerëzish, si rezultat i shkeljes së çdo rregulli shpejtësie nga ana e vrasësit, dhe një tjetër ngjarje me armë zjarri ku humbën jetën katër persona, për një parcelë plazhi në Velipojë.