Ndërkohë që 3 grave, viktima të vrasësit Dan Hutra, po u jepet lamtumira, 3 të tjera janë në spital, si pasojë e plagëve të marra, në ngjarjen që ka tronditur vendin, shkaktuar nga një njeri që para autoriteteve deklaroi: Nuk pendohem. Iris Luarasi nga Qendra e Këshillimit për Gra dhe Vajza shprehet se “i gjithë sistemi ka çaluar”.