Një 55-vjeçar i identifikuar si Luan Hushi është vrarë me armë zjarri nga fqinji i tij Klodjan Keqi në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës. Gjithçka ka nisur pas një sherri në një zonë të pyllëzuar për drutë e zjarrit dhe më pas Klodjan Keqi e ka qëlluar me kallashnikov në bark 55-vjeçarin, i cili u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetojë.