Një 29-vjeçar mbeti i vrarë në pyllin e fshatit Fushë-Sopot të Bulqizës. Policia bën me dije se ai u qëllua gabimisht me çifte nga miku i tij një 44-vjeçar me të cilin kishin dalë për gjueti. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, ndërsa autori i dyshuar një 44 vjeçar, banues në Tiranë ka tentuar të qëllojë me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, por nga pakujdesia ka qëlluar 29 vjeçarin banues në fshatin Strikçan. Si pasojë e plagëve të marra, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.