Mbërrijnë në gjykatën e Korçës 3 të arrestuarit për vrasjen e Martin Çeços. Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj akuzohen për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim për tu njohur me masën e sigurisë. Siç shihet edhe në videon e siguruar nga “Top Channel”, tre të arrestuarit janë kokulur, ku njëri ndër to i bie edhe murit me kokë.