Prokuroria në Kosovë konfirmoi se ka pasur një incident një vit më parë, mes shoferit të vrarë të autobusit që u sulmua në Gllogjan të decanit, dhe përfaqësuesit të një kompanie rivale autobusësh. Rasti ishte regjistruar si “lëndim i lehtë trupor”, dhe cështja mes palëve ishte zgjidhur me ndërmjetësim në 12 shkurt të këtij viti.