Gjykata e Elbasanit çoi për gjykim dosjen e Arbër Paplekës, me akuzën e "vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" të Pjerin Xhuvanit në 21 Prill të vitit 2021 në Elbasan. Gjyqtarja Idush Maliqi nuk mori parasysh kërkesën e mbrojtjes për rihetim të dosjes dhe rishqyrtim të akteve të akspertizës ndërsa vendimi është i paapelueshëm.