Policia vijon hetimet për të zbuluar detaje të reja rreth vrasjes së 78-vjeçarit në Korçë, Gezim Vija, trupi i të cilit u gjet i pajetë në banesën e tij një ditë më parë. Komshiu i viktimës, Simon Muço, është shprehur se Gëzimi nuk kishte konflikte me asnjë dhe gjithashtu shtoi se edhe me djemtë e tij shkonte shumë mirë.