Top Channel/ Vrasja e Prigozhin, Wagner akuzon Rusinë. Putin në koncert kur ndodhi aksidenti ajror
23/08/2023 22:17

Shefi i grupit mercenar “Ëagner”, Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të një avioni që u rrëzua në Rusi, ku u vranë të 10 personat në bord, sipas BBC. Më herët, “Ëagner” tha ne Telegram se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore ruse në rajonin Tver, në veri të Moskës. Ndërkohë agjensia ruse e lajmeve TASS raporton se themeluesi i grupit mercenar ishte në listën e pasagjerëve, por nuk është e qartë nëse ai hipi në avionin e rrëzuar. E ndërsa Ëagner nxitoi të fajësonte Rusinë për rrëzimin e avionit ku thuhet se ishte edhe Prigozhin mediat raportojnë se në të njëjtën kohë, Presidenti rus Vladimir Putin ka qënë duke ndekur një koncert, që i kushtohet 80-vjetorit të fitores së trupave sovjetike në Betejën e Kurskut. Kujtojmë që shefi i Ëagner 62-vjeçari Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë më të lartë të Rusisë në qershor dhe u përshkrua në atë kohë nga Vladimir Putin si një “tradhtar”. Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje. Prigozhin nuk u arrestua apo ndalua në atë kohë, por Putin e cilësoi kryengritjen si "thikë pas shpine" dhe u zotua se do t'i ndëshkojë të gjithë "tradhtarët" e përfshirë. Nga ajo kohë, vendndodhja e shefit të Ëagnerit ishte kryesisht e panjohur. Më parë, ai besohej se lëvizte midis Rusisë dhe Bjellorusisë. Kreu i CIA-s, Ëilliam Burns, tha muajin e kaluar se Putini ka gjasa që të hakmerret kundër Prigozhinit. Ai tha se do të habitej nëse Prigozhini do t'i shpëtonte ndëshkimit. Në fillim të kësaj jave një video me sa duket e shfaqi atë në Afrikë duke u zotuar se do ta bënte Rusinë të madhe duke vendosur trupat e tij “Ëagner” në kontinent. Kjo duket të jetë dhe dalja e tij e fundit në publik. Pamjet: AFP

Top Channel/ Rusia nuk pyet për negociata, 400 dronë mbi Ukrainë
18/02 00:29
Top News- Trump mbledh miliarda dollarë në Bordin e Paqes, merr zotimin e vendeve anëtare
17/02 23:00
Top News- SHBA kërkon përçarje në Evropë? BE e frikësuar pas fjalëve të ngrohta të Rubios për Orban
17/02 22:59
Top News- Rusia nxjerr marinën, gati për luftë me Evropën për të mbrojtur “flotën hije”
17/02 22:59
Top News- Franca në alarm të kuq, përmbytje të jashtëzakonshme nga stuhia
17/02 22:58
Top News- Nis boshatisja e kampit Al-Hol, strehonte mijëra xhihadistë. Mes tyre edhe shqiptarë
17/02 22:57
Top News – Anija ngrihet nga fundi i detit…I përket shekullit të 17, e zhytur nën ujë për 400 vite
17/02 17:13
Top News – Aeroplanmbajtëset e Trumpit në fund të detit / Irani mbyll ngushticën e Hormuzit
17/02 17:12
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët ushtarakë / Rusia, raketa pranë kufirit para bisedimeve
17/02 15:03
Top News – Skuadron F-16 mbron qiellin ukrainas / Pilotë amerikanë e holandezë me kontratë
17/02 14:39
Top Channel/ Nesër takimi i parë i Bordit të Paqes, Rama niset drejt Washington DC!
17/02 14:37
Top News – Ukraina rimerr territore nga Rusia / Ndihmohet nga SpaceX, forcon kunërsulmin
17/02 14:36
Top News – Përballë katastrofës demografike / Ukraina paguan që trupat të ngrijnë spermën e tyre
17/02 14:35
Top News – Vdes ‘luani’ i të drejtave civile / Jesse Jackson shuhet në moshën 84 vjeçare
17/02 14:30
Top News – Ethet e arit kaplojnë qytetin / Toka mbushet me gropa, njerëz ‘të armatosur’ me kazma
17/02 14:21
Top Channel/ Hillary Clinton, akuza administratës Trump:” Nxirrni dosjet e plota”!
17/02 12:15
Top News – Trump përfshihet vetë. Bisedimet me Iranin për programin bërthamor
17/02 12:10
Top News – Bisedime bërthamore me rrezik të lartë / Lufta te porta, SHBA dhe Irani ‘ulen’ në Gjenevë
17/02 12:09
Top Channel/Gjermania,“shuplakë”AfD-së? Përurohet xhamia e parë në bastionin e ekstremit të djathtë!
17/02 12:06
Top Channel/ Thaci, “gjyqi paralel” për pengim drejtësie: Ndërhynë te dëshmitarët e Prokurorisë!
17/02 12:06
DIGITALB DIGITALB